As Basha s’e di pse i dogji mandatet,akuzon Metën se “i fryu zjarrit”:Ai hedh gurin dhe fsheh dorën!

Описание к видео As Basha s’e di pse i dogji mandatet,akuzon Metën se “i fryu zjarrit”:Ai hedh gurin dhe fsheh dorën!

#oranews #ilirmeta #lulzimbasha

Lulzim Basha akuzon Ilir Metën si personin që shtyu opozitën drejt djegies së mandateve në vitin 2019. Për mediet ai shprehet se kryetari i Partisë së Lirisë ka hedhur gurin por ka fshehur dorën. Por i menjëhershëm ishte edhe reagimi i ish-Presidentit që i kujtoi demokratit se ishte i vetmi nga opozita që nuk u regjistrua në zgjedhjet vendore

5 vite pas djegies së mandateve në parlament partitë e opozitës vazhdojnë të akuzojnë njëra tjetrën se kush e mori nismën.

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta është shprehur se gjithçka është bërë prej Lulzim Bashës, ndërsa për shkak se nuk e kundërshtoi është përplasur edhe me Monika Kryemadhin.

Por kryetari i PD shpreh një tjetër argument, sipas tij gjithçka u shty prej Ilir Metës, në atë kohë president i vendit.

Përgjigjen Meta e dha nga Fieri, ku pas takimit me anëtarët e degës së Partisë së Lirisë, u shpreh se Basha bashkëpunoi me Ramën edhe për ta shkarkuar si president.

Qëndrimin Basha e dha në konferencën e thirrur ku propozoi dy nisma për të shtuar kompetencat e SPAK, duke përfshirë krijimin e një zyre ligjore dhe që dënimet që vendosen nga GJKKO mos të shqyrtohen nga rrethet në rastin e rishikimit të afateve

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/politike/as-ba...

Follow Televizionin Ora News

Website: www.oranews.tv

Youtube http://bit.ly/2DDddtL

Facebook: http://bit.ly/2RkUN4s

Instagram   / oranewstv  

Twitter   / oranewsrtv  

Комментарии

Информация по комментариям в разработке