“Të kemi sharë, por…”/ Rama shfaqet në Vorë: Më kanë mësyrë demokratët e socializuar

Описание к видео “Të kemi sharë, por…”/ Rama shfaqet në Vorë: Më kanë mësyrë demokratët e socializuar

#oranews #vore #edirama

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me ata që ai i ka cilësuar si “demokratët e konvertuar në socialistë” në Vorë.

Rama ka publikuar një videomesazh teksa bashkëbisedon me ta dhe shkruan: “VORA e demokratëve t’socializum”.

Sipas kreut të qeverisë lagjja e re me shtëpitë e ndërtuar pas tërmetit duket si “në mes të Tiranës”, ndërsa shtoi se shumica nuk besonin se do të kishin më banesa.

“Jemi në Vorë pasi kemi hapur dyert e Vorës së rilindur, një lagje e re si në mes të Tiranës, ku të gjitha shtëpitë u dhanë dhe u morën falas si pronë e patundshme e atyre që i preku tërmeti dhe që shumica nuk besonin se do të shikonin më derë shtëpie tamam siç meriton emri shtëpi. Më kanë mësyrë deri më tani demokratët e socializuar që nga Mandi këtu. Çfarë na ke pas bërë o Zot”, tha Rama.

“Hë më mo se s’kam bërë ndonjë gjë, ja ku erdhe e more tani të gjithë komplet. Na PD u bëra PS, edhe me kartë të re”, thotë një prej qytetarëve.

“Puna tregon vetë, kush punon, ai që punon merr votën dhe ecën përpara”, shtoi qytetari tjetër.

“Si the që dukesha i rëndë nga TV?”, i përgjigjet Rama.

“Po në aparencë kështu dukesh, por jo”, shtoi ai.

Më pas kreu i qeverisë bashkëbisedon me një tjetër qytetar ish-demokrat.

“Po dëgjoje popullin kur thotë djalli nuk është aq i zi sa duket, ja dhe ky demokrati tjetër”, thotë Rama.

“Jam ish-demokrat, kam 3 vite që jam kthyer në krahun e PS, Jam i pari që nuk e kam besuar që Vora do të rregullohej”, shprehet qytetari.

“Na keni sharë shumë”, i drejtohet Rama. “Kemi sharë, por…”- përfundon qytetari.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/politike/te-ke...

Follow Televizionin Ora News

Website: www.oranews.tv

Youtube http://bit.ly/2DDddtL

Facebook: http://bit.ly/2RkUN4s

Instagram   / oranewstv  

Twitter   / oranewsrtv  

Комментарии

Информация по комментариям в разработке