Certifikata e Dyshimt-Kërcënimet për Pronën- Bastet e Mitrovicës- Intervistë Ismet Ujkani 24.02.2021

Описание к видео Certifikata e Dyshimt-Kërcënimet për Pronën- Bastet e Mitrovicës- Intervistë Ismet Ujkani 24.02.2021

Islam Vrenezi - Inxhinier i ndërtimtarisë në MTI
Rifat Canolli - Qytetar
Skender Musa - Avokat
Kadri Kastrati
Halil Musa - Qytetar
Qerim Canolli - Qytetar
Fehmi Grajqevci
Ismet Ujkani - Kryeprokurorë - Mitrovicë

Në emisionin #KallxoPernime do të ndiqni se si personi i akuzuar për korrupsion ka arritur të punësohet në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë duke përdorur një certifikatë të dyshimtë, e cila fsheh se ky zyrtar ishte i akuzuar për korrupsion.

Detajet se si kandidati i partisë Nisma Socialdemokrate arriti të punësohet ne Ministrinë e udhëhequr nga kjo parti.

Çka thotë Islam Vrenezi për punësimin dhe certifikatën e lëshuar nga Gjykata e Gjakovës?

“Jam çuditë kur e kam pa edhe unë certifikatën”, thekson Vrenezi.

Cila është përgjigjja e Gjykatës për certifikatën e Vrenezit. Dhe përgjigja e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për punësimin e Vrenezit.

Në pjesën e dytë të emisionit ndiqni së si ish-komandanti i FSK-së Kadri Kastrati është përfshirë në një rast të kërcënimit për një çështje pronësore në Prishtinë.

Ndiqni pretendimet e Rifat Canollit se pse ai nuk arriti t’i ndërtojë objektet banesore për të cilat lidhi kontratë qysh në vitin 2017.

“Nuk arrita me ndërtu objektet ashtu qysh jemi marrë vesh dhe tash jemi ka presim vendimet e Prokurorisë dhe Gjykatës”, thotë Canolli.

Çka thotë Kadri Kastrati për pretendimet e Canollit dhe si i quan ai ato.

“Të gjitha janë shpifje dhe trillime të Rifat Canollit sepse kurrë në jetën time s’e kam kërcënu ndokënd”, theksoi Kastrati.

Detajet nga aktakuza e Prokurorisë së Prishtinës se si Canolli dhe Kastrati e kishin kërcënuar njëri-tjetrin.

Ndërsa në pjesën e fundit mund të ndiqni aksionin e Policisë së Kosovës në mbylljen e një kazinoje ilegale në Mitrovicë, pas raportimit të një qytetari në KALLXO.com.

Pas raportimit të qytetarit në KALLXO.com informacionet dhe filmimet janë ndarë me Policinë e Kosovës.

‘Kallxo Pernime’ transmetohet sonte nga ora 22:15 në RTV Dukagjini dhe live në KALLXO.com.

#KallxoPernime #Kallxuesit #Prokuroria #MTI #IslamVrenezi #DorentinaKastrati #KreshnikGashi #Ndertimet #RifatCanolli #BeharMustafa #JetaXharra #FaikIspahiu #SkenderMusa #KadriKastrati #HalilMusa #QerimCanolli #FehmiGrajqevci

Комментарии

Информация по комментариям в разработке