Top Channel/ Dosja “Non-Grata”/ Britanikët: Berisha, lidhje me grupe të krimit të organizuar

Описание к видео Top Channel/ Dosja “Non-Grata”/ Britanikët: Berisha, lidhje me grupe të krimit të organizuar

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken publikisht më 19 Maj 2021 shpalli ish presidentin dhe ish kryeministrin Sali Berisha person Non Grata për korrupsion madhor dhe minim në demokracisë. Një vit më pas me19 Korrik 2022 jo publikisht të njëjtin vendim mori edh Britania e Madhe.
Nga selia e PD zoti Berisha më 22 Korrik 2022, tregoi se sekretaria e shtetit për punët e brendshme në Britaninë e Madhe i kishte ndaluar hyrjen në këtë shtet.
Sali Berisha tregoi vetëm një pjesë te motiveve.

Më pas akuzoi dhe sulmoi ashpër ambasadorin Britanik në Tiranë Alastair King-Smith me pretendimin e paprovuar me fakte, se ai bashkë me Ramën the Bashën e futën në listën e zezë Britanike.

Por nga ky dokument me 35 faqe, që disponon ekskluzivisht gazetari Top Channel Muhamed Veliu , dorëzuar në “Komisionin Special të Apeleve të Emigracionit”, ku zoti Berisha apeloi vendimin, ndryshe nga pretendimet e ish kryeministrit demokrat, tregohen mekanizmat se kush e inicioi këtë ndëshkim për liderin historik të PD.

Të dhënat në këtë dokument iu paraqitën gjykatës, në atë që njihet si “SESIONI I HAPUR” ndërsa në “SESIONIN E MBYLLUR” janë paraqitur fakte dhe grup-fakte të tjera nën siglën sekret, të cilat nuk do mësohen asnjëherë përvç palëve në proces.

Ky dokument është paraqitur në gjykatë nga Lisa Giovannetti KC, përfaqësuese e qeverisë angleze në këtë proces, si prapësime të pretendimeve të zotit Berisha.

Në këtë dokument tregohet se Qeveria Britanike në Mars 2021 ngriti projektin “Crime State Nexus” për të minimizuar kërcënimet që i vinë Britanisë së Madhe nga grupet e krimit të organizuar prej Ballkanit Perëndimor.

Në tryezën e këtij projekti, ulen përfaqësues të lartë nga Ministria e Punëve të Jashtme Foreing Office dhe ata të Punëve të Brendshme Home Office.

Dokumenti tregon se ishte projekti qeveritar “Crime State Nexus” ai i cili i sugjeroi sekretares të atëhershme të shtetit Priti Patel ti ndalonte hyrjen Sali Berishës në Britaninë e Madhe.

Në procesin ndaj Berishës janë përfshirë edhe gjetjet e National Crime Agency, “Agjencisë Kombetare kundra Krimit” njohur si FBI-s angleze të pasqyruara në dokumentin “Tactical Assessment” “Vlerësimi Taktik” datë 14 Korrik 2021, ku shpjegohet problemi i asaj që njihet si “state capture” kapja e shtetit. Projekti i qeverisë britanike “Crime State Nexus” jep këtë përfundim për lidhjet e krimit me politikën në Shqipëri.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Dosja#Berisha#TopChannelNews

Комментарии

Информация по комментариям в разработке