Klan News - Rama më 12 maj në Athinë, Mitsotakis: Nuk e pengojmë dot

Описание к видео Klan News - Rama më 12 maj në Athinë, Mitsotakis: Nuk e pengojmë dot

Kryeministri Mitsotakis ka komentuar vizitën e kryeministrit Rama në 12 maj në Athinë në një intervistë për gazetën “Prothotema”. Ndër të tjera ai thekson se takimi me shqiptarët në Greqi, është i panevojshëm në funksion të zgjedhjeve europiane.

Kyriakos Mitsotakis, kryeministër i Greqisë: Ai nuk vjen si mysafir i qeverisë greke. Nuk është një vizitë, do të thosha, me karakteristika dypalëshe. Ai vjen, me sa kuptoj unë, për të folur me bashkatdhetarët e tij. Ai ka të drejtë ta bëjë këtë. Përtej kësaj, mendoj se ky është gjithashtu një opsion që për momentin, në funksion të zgjedhjeve evropiane, ndoshta është i panevojshëm për mua. Nuk e ndalojmë të drejtën e tubimit që është e garantuar me kushtetutë.

Gazetari e ka pyetur kryeministrin grek nëse do të ndalohet takimi i kryeministrit Rama

Kyriakos Mitsotakis, kryeministër i Greqisë: Jo, nuk do ta ndalojmë. Sigurisht që nuk është diçka që ne kemi një arsye të veçantë për ta bërë më të lehtë. As nuk do ta ndalojmë dhe as do ta lehtësojmë.

Kryeministri Mitsotakis pranon se rasti Beleri ka krijuar një tension të madh në marrëdhëniet greko-shqiptare.

Kyriakos Mitsotakis, kryeministër i Greqisë: Çështja nuk është dypalëshe, është evropiane, në kokëfortësinë e atyre që pretendojnë se është një çështje që ka të bëjë vetëm me pakicën kombëtare greke. Ka të bëjë me shtetin e së drejtës dhe mënyrën se si Shqipëria i trajton minoritetet, ka të bëjë me mënyrën se si ajo vepron. Qeveria greke do të vazhdojë të ngrejë këto çështje.

Pas deklaratave te kryeministrit grek, ka reaguar edhe kryeministri Rama, i cili thekson se vizita e tij në Athinë është për shqiptarët dhe se nuk ka lidhje me çështjet e brendshme të shtetit helen.

Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë: Është mjaft befasuese të dëgjosh deklaratat e opozitës greke, ndërkohë që mund ta kuptoj plotësisht perspektivën e përcjellë nga kryeministri grek. Kontrasti i fortë në pikëpamjet për të njëjtën çështje hedh dritë mbi arsyen pse disa janë në opozitë, ndërsa të tjerëve u është besuar qeverisja nga populli. Megjithatë, siç theksoi me të drejtë kryeministri Mitsotakis, Greqia mbetet një vend demokratik ku liderë nga vende të tjera demokratike mund të vizitojnë, të takohen me bashkatdhetarët e tyre dhe t’i lavdërojnë ata për punën e tyre të palodhur dhe kontributet e çmuara që ata japin jo vetëm për vendin ku ata jetojnë, por edhe në atdheun e tyre. Vizita ime e ardhshme në Athinë të dielën, më 12, nuk ka lidhje me çështjet e brendshme të Greqisë, zgjedhjet e Parlamentit Evropian në Greqi, apo ndonjë narrativë specifike që mund të zgjojë interesin e politikanëve grekë, por që nuk janë në axhendën e qeverisë shqiptare.

Kryeministri Rama deklaroi pak ditë se mezi po pret të takojë shqiptarët më 12 maj në Athinë. Më pas kreu i qeverisë shqiptare do të udhëtoj drejt Milanos, Londërs dhe Duseldorfit.

SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/
Follow Klan News on Facebook:   / klannews  
Follow @klannews on Instagram:   / tvklannews  
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan

Комментарии

Информация по комментариям в разработке