Top Channel/“Emri i saj s’duhet...”,si e mbajti të fshehtë lidhjen ish-Missi me kriminelin,përgjimet

Описание к видео Top Channel/“Emri i saj s’duhet...”,si e mbajti të fshehtë lidhjen ish-Missi me kriminelin,përgjimet

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ekzekutimi i ish-missit nga Ekuadori, Landy Párraga Goyburo.

Ajo u qëllua nga dy persona teksa ishte duke biseduar me një person brenda një restoranti në Quevedo të dielën.
Në një moment ajo i dallon agresorët dhe tenton të përkulet, por një nga personat e armatosur vrapon drejt saj dhe e qëllon me armë.

Sipas “New York Post”, emri i ish-missit u përmend dhjetorin e kaluar në një bisedë midis trafikantit të vrarë të drogës Leandro Norero dhe llogaritares së tij, Helive Angulo.

Gjatë gjyqit të Angulo-s, prokurorët zbuluan se Norero i ishte lutur Angulos në një mesazh për ta ndihmuar që të mbante të fshehtë lidhjen e tij me mbretëreshën e bukurisë.

Pas këtij detaji, dyshohet se atentati ndaj saj lidhet me marrëdhënien me bosin e kokainës.

“Mikesha ime, emri i saj nuk mund të dalë askund. Përndryshe, bota ime do të shembet”, shkruante ai në mesazhe.

Norero njihej si një ndër trafikantët më të mëdhenj në Ekuador dhe mbante pseudonimin “El Patron”.

Ai dyshohet si personi që porositi vrasjen e Ergys Dashit.

Norero u ekzekutua në burg në vitin 2022, ku iu pre koka pas një trazire mes të dënuarve brenda qelive.

Leandro Antonio Norero Tigua, alias El Patron, ishte arrestuar për një rast të pastrimit të parave. ‘El Patron’ u kap për drejtimin e një organizate të lidhur me pastrimin e parave, financuar nga grupe të organizuara kriminale. Në operacion u sekuestruan shufra ari mbi 6 milionë dollarë, armë dhe bizhuteri.

Fillimet e Noreros në aktivitetin kriminal datojnë në vitin 2005. Në rininë e tij ai ishte pjesë e Los Ñetas dhe renditej si një nga “trafikantët e padukshëm të drogës” që vepronte në vend.

Gjatë viteve në vijim, Norero thuhet se mori mbështetjen e politikanëve të korruptuar, gjë që e lejoi atë të organizonte rrjetet e trafikut të drogës nga portet e Guayaquil dhe Machala.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Ecuador#Miss#TopChannelNews

Комментарии

Информация по комментариям в разработке